GOSS-BIZ 3 Shkurt 2023, 14:23
U dërgua gjatë natës në spital, çfarë ndodhi me Efin?
NEWS-31
Prej disa ditësh, konkurentja e “Big Brother Vip Albania”, Efi, po shprehej se nuk ndihej mirë dhe se herë pas here kishte luhatje ekuilibri.
Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore. Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.
Pas kontrrolleve, Efi është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë kujdes prej disa banorëve, duke i dhanë ushqim apo duke i qëndruar pranë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.