GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 14:58

U arrestua pas protestës në selinë e PD, Stresi në gjyq: "Hera e parë që prangosem pa bërë gjë"

U arrestua pas protestës në selinë e PD, Stresi në gjyq:

Që prej mëngjesit ka nisur seanca gjyqësore e të arrestuarve rreth protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Mes të arrestuarve është edhe Stresi i cili ka dhuruar ‘’show’’ edhe aty duke ngritur dy gishtat lart dhe duke u shfaqur i buzëqeshur.

Reperi para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, sipas Top Channel.


Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

Gjyqtari: Kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.


Nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”. Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”.