NEWS 2 Gusht 2022, 14:39

E rëndë në Himarë, humb jetën fëmija 5-vjeçar pasi u godit nga skafi

E rëndë në Himarë, humb jetën fëmija

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku një skaf ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur. Policia konfirmoi se rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf,  ka humbur kontrollin dhe ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.