GOSS-BIZ 25 Maj 2023, 12:43

Tradhëtia nga partneri, Diola Dosti: "Ia kam falur asaj, nuk e dua fare"

Tradhëtia nga partneri, Diola Dosti: "Ia kam falur asaj, nuk e dua

Ditën e djeshme, në programin “Ftesë në 5” u diskutua mbi një studim, i cili rendiste pesë arsye pse njerëzit më tërheqës kanë më shumë gjasa të ngelin pa partner.

Dukej se të gjithë të ftuarit ranë dakor me studimin, madje Diola Dosti, teksa tregoi sërish historinë e saj të trradhëtisë nga bashkëshorti, u ankua se sot nuk ka “guximtarë”.

E vënë përballë situatës nëse është tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krhason me veten, Diola u përgjigj me “po”.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.