GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 23:09

"Ti je Big Brother-i" Elgit Doda surprizon Donaldin dhe prezanton këngën e Monikës dhe "pilotit"

"Ti je Big Brother-i" Elgit Doda surprizon Donaldin dhe prezanton

Ashtu sikurse na paralajmëroi më herët ditën e sotme, Elgit Doda si një nga miqtë më të mirë të Donaldit e surprizoi atë sonte në "Big Brother VIP". Ai këndoi për të këngën e fundit "Ku je" teksa po ashtu i tha disa fjalë emocionuese.

“Më ke emocionuar, më ke bërë për të qarë, për të qeshur, me kë trishtuar. Ti i ke dhënë shpirtin këtij formati. Të kemi parë në çdo dimension. Ti je Big Brother. Kjo është loja. Vazhdo kështu”.

Nuk mbaroi me kaq. Pasi Elgit Doda dhe Romeo kanë realizuar edhe një projekt që e kanë titulluar “Piloti i zemrës”. Sikurse mund të merret me mend kënga është për Monikën dhe "pilotin" që ka fluturuar me parashuta gjatë këtyre javëvë mbi shtëpinë e "Big Brother".

“I kemi përgatitur Monikës diçka shumë të bukur, por Monika nuk ka lekët”, tha me shaka Elgiti i cili më pas këndoi këngën që me siguri do bëjë namin në rrjet.

/News31