
Vendosje
Produkti
Produkti

GOSS-BIZ 13 Mars 2023, 22:08
I huaj apo shqiptar? Enisa tregon si duhet të jetë partneri i saj i ardhshëm

NEWS-31
Enisa Nikaj, ose si të gjithë e njohim thjesht Enisa, është një nga këngëtaret më të njohura ndërkombëtarisht, me projekte dhe covera të realizuar që njihen në mbarë botën, ndërsa “Dita e Verës” e gjen artisten këtë vit në Shqipëri, si e ftuara kryesore për të performuar në koncertin në kryeqytet më 14 mars.
Edhe pse e famshme në shumë vende, Enisa ka mbetur shumë e lidhur me rrënjët e saj shqiptare, gjë që e ka treguar nga vizitat e shpeshta në vend dhe mesa duket edhe nga fakti si e preferon partnerin e saj të ardhshëm.
Kështu e ftuar sot në “Ditë pas Dite” në RTSH me Fjodora Fjorën Enisa nuk ka hezituar aspak të pranojë që partneri mund të jetë shqiptar. Edhe pse për të momentalisht kryesorja është karriera dhe koha në studio.
View this post on Instagram
/News31