Të gjithë meritojmë të kemi në punë një kolege si Margot Robbie!

Filmi "Barbie" pritet të dalë shumë shpejt në kinema, më saktësisht më 21 korrik. teksa adhuruesit e kukullës ikonike mezi presin të shohin portretezimin e saj nga Margot Robbie dhe të Ryan Gossling si Ken, ndërsa për projekti kinematografik do jetë edhe më i vecantë pasi pjesë e tij do jetë me një rol dhe një këngë, Dua Lipa.
Por le të mbetemi një sekondë tek dyshja protagoniste, teksa në një intervistë të fundit për "Vogue", aktorët e famshëm kanë treguar më shumë detaje në lidhje me bashkëpunimin e tyre për filmin. Ryan tha se merita që ai e pati të lehtë të futej në rol ka qenë e gjitha e koleges së tij, Margot, e cila mesa duket paska zgjedhur një mënyrë shumë të bukur për ta motivuar.
Nuk është aspak e lehtë të vish në ekranin e kinemasë me një rol si Ken, pa e ditur se c'të presësh për tij, megjithatë Gosling tregoi se si Robbie e ndihmoi:
“Ajo nisi që të linte dhurata me paketim dhe fjongo rozë, ku shkruhej: “Nga Barbie për Ken”. Jo vetëm një apo dy herë, por çdo ditë gjatë xhirimeve. Të gjitha lidheshin me plazhin, sepse puna e Ken ishte në plazh”.
Vetë Margot tha se qëllimi i saj ishte të "zgjonte" Ken-in brenda Ryan dhe mesa duket ja ka arritur me shumë sukses, ndërsa sipas aktores australiane, ai që do të shohim te “Barbie” është versioni më i mirë i Ryan Gosling në ekran.
Pra me pak fjalë, kolegia që meritojmë të gjithë! /News31