"Të dashuruar, por vjehrra ju bën magji", zbulohen detaje të reja nga filmi me protagonistë Oltën dhe Luizin
Pak kohë më parë, në media u bë me dije se pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari po punojnë në një projekt të përbashkët. Bëhët fjalë për një film.
Në filmin në fjalë, Olta dhe Luizi do të jenë në rolin e një çifti, si burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë artistët.
E teksa të gjthë jemi kuriozë të zbulojmë më tepër nga ky projekt, Blendi Salaj në “Wake Up” zbuloi pak nga historia e filmit. Dyshja do të luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.
“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta", u shpreh moderatori.
Aktrimi është “shtëpia” e Oltës, ndërsa për Luizin kjo do të jetë dicka e re. Duke ditur kiminë e tyre të cilën e pamë brenda shtëpisë së BBV, pritshmëritë si aktorë tanimë, janë tepër të lartë dhe kurioziteti i publikut, padyshim që është shumë i madh.