GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 21:30

Tayna kishte një arsye shumë të madhe për të festuar sot dhe jo, nuk ka të bëjë me 1 Qershorin!

Tayna kishte një arsye shumë të madhe për të festuar

Sot është 1 Qeshori, festa e fëmijëve, megjithatë për Taynën është një tjetër ditë "feste" dhe ka të bëjë me karrierën e saj. Me anë të një postimi në Instagram-in e saj, ku shfaqet në shtëpinë e vet, në oborrin e banesë, Tayna bën me dije se sot bëhen 5 vite nga kur u bë pjesë e industrisë muzikore dhe padyshim një nga artistet më të suksesshme të saj. 

Duke festuar 5 vjetorin e karrierës sime në shtëpinë që ndërtova me punë dhe përkushtim. E bekuar dhe gjithmonë mirënjohëse”- shkruan Tayna bashkangjitur me foton, teksa nuk harron të shprehë mirënjohjen për ata që e kanë nidhmuar, por edhe për fansat. 

Tayna kishte një arsye shumë të madhe për të festuar

Kujtojmë se hiti i parë me të cilin ajo mori famë ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom e që nga ajo kohë ja ka dalë të publikojë hit pas hiti, bashkëpunime dhe jo vetëm, duke u shëndrruar një nga këngëtaret më të famshme të muzikës në vitet e fundit.

Shumë urime Tayna!