GOSS-BIZ 2 Gusht 2022, 16:58

Tashmë është zyrtare, Bora Zemani do të prezantojë "Dancing with the Stars"

Tashmë është zyrtare, Bora Zemani do të prezantojë

Mund ta themi me bindje që "Dancing With The Stars" ka vëmendjen e njerëzve ende që pa nisur. Jo vetëm për faktin që rikthehet pas shumë vitesh në ekran, apo që do të realizohet nga Top Channel, por sidomos për shkak të "misterit" që rrethon se kush do ta drejtojë, kush do të konkurojë dhe cilët do jenë anëtarët e jurisë. 

Shumë emra janë përfolur për sa thamë më lart, megjithatë një emër është lakuar më shumë se të tjerët dhe bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila që pas largimit nga "Përputhen" është lidhur me spektaklin e kërcimit dhe drejtimin e tij. E mesa duket fjalët kanë qenë tepër të vërteta pasi sot është konfirmuar gjithcka. 

Bora Zemani do të drejtojë "Dancing With The Stars" dhe këtë e ka konfirmuar vetë Top Channel me klipin që ka prezantuar sot, për të lajmëruar se programi nis së shpejti. Spoti nis me këngën e njohur të "La La Land", City of Stars, ndërsa shfaqet Bora mes balerinëve, ndërsa në fund dëgjojmë edhe kolonën zanore të programit që sigurisht mbetet gjithnjë e njejta. 

Tani pritet të shohim pjesëtarët e kastit të atyre që do të kërcejnë, ndërsa po ashtu me kuriozitet presim nëse janë të vërteta fjalët për bashkë prezantuesin e Borës në Gold Room. E dini ju për cfarë e kemi fjalën...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

/News31