GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 16:40

“Sunny Hill” nominohet në dy kategori në eventin e rëndësishëm “European Festival Awards”

“Sunny Hill” nominohet në dy kategori në eventin e

Një lajm i mirë vjen për një nga organizimet më të mëdha shqiptare. “Sunny Hill Festival” është nominuar në dy kategori në eventin e rëndësishëm ndërkombëtar “European Festival Awards”.

Bëhet fjalë për kategoritë “Best Medium-Size Festival” ku është nominuar festivali i organizuar në Prishtinë dhe “Best New Festival” ku është nominuar ai i organizuar në Tiranë.

Në faqen zyrtare të Sunny Hill, teksa është bërë i ditur lajmi Iibukur, është kërkuar mbështetja e të gjithë shqiptarëve përmes votave të tyre.

“Miqtë tanë të dashur!

Dashuria juaj verore Sunny Hill Festival është nominuar nga European Festival Awards 2022 në dy kategori: Festivali më i mirë i ri (për edicionin e Tiranës) dhe Festivali më i mirë i përmasave mesatare (Edicioni i Prishtinës). Tani ju mund të luani rolin tuaj! Le t’i tregojmë botës se kujtimet tuaja verore me edicionet tona në Prishtinë dhe Tiranë ia vlenin vërtetë. Votoni dhe përhapni fjalën.  Sunny Hill Festival ka nevojë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Çdo votë ka rëndësi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Gjithashtu edhe vetë Dua Lipa, e cila është një nga organizatoret e këtij festivali së bashku me babain e saj, ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete scale të votojnë për Sunny Hill Festival.”

“Sunny Hill” nominohet në dy kategori në eventin e

Por çfarë është “European Festival Award”?

“European Festival Awards” nisi rrugëtimin e tij në vitin 2010 nga shoqata e festivaleve evropiane Yourope dhe Virtual Festivals Europe. Çmimet prezantohen çdo vit në janar të vitit të ardhshëm në konferencën evropiane të muzikës dhe festivalin e ekspozitës Eurosonic Noorderslag në Groningen, Holandë. “European Festival Awards” i dedikohet festivaleve evropiane dhe organizatave të tyre, të cilët japin një kontribut të rëndësishëm në argëtimin e shoqërisë.

Le të shpresojmë se ky organizim shqiptar do të marrë vlerësimin e merituar!