Stresi u shpall fitues i BBVK, Vedati publikon sondazhin ku tregohet e kundërta

Mbrëmjen e djeshme, aktori i humorit, Vedat Bajrami, nuk iu bashkua spektaklit “Post Big Brother Vip Kosova”, si të gjithë ish-banorët e tjerë. Arsyeja? Vedati mendon se ai duhet të ishte fituesi dhe jo Stresi.
Pasi prezantuesja, Elita Rudi njoftoi se ai e kishte refuzuar ftesën pa dhënë arsye, ka qenë vetë Vedati ai që ka reaguar në rrjetet sociale. Në Instagramin e tij, aktori ka publikuar sondazhin e siguruar, sipas të cilit, publiku kishte votuar Vedatin më shumë se gjithë finalistët e tjerë.
Sondazhi në fjalë e nxirrte Vedatin fitues me 40% të votave, ndërsa Stresi rezultonte i katërti në renditje, pasi edhe Xhuli edhe Artani kishin më shumë vota se ai.
“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre”, ka shkruar aktori në InstaStory.