GOSS-BIZ 15 Shtator 2023, 17:14

Stefi Prifti ndan lajmin e bukur, bëhet gjysh për herë të parë!

Stefi Prifti ndan lajmin e bukur, bëhet gjysh për herë të

Stefi Prifti duket se po përjeton ditë mjaft të lumtura në jetën e tij, duke vënë paksa karrierën në plan të dytë, edhe pse koncertet dhe eventet për të dhe Endrin nuk mungojnë aspak, dhe i është përkushtuar jetës personale, nga ku na ka ardhur muajt e fundit me lajme mjaft të bukura. Fillimisht ai ndau pak kohë më parë lajmin se ka gjetur sërish dashurinë, duke mos zbuluar identitetin e partneres, por duke konfirmuar se tashmë po përjeton një romancë, ndërsa sot ka bërë me dije se ka përjetuar një prej emocioneve më të bukura të jetës. 

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Stefi zbulon se është bërë gjysh për herë të parë, teksa ka ardhur në jetë nipi i tij, Zyan. Kështu, artisti shkruan se ka provuar mjaft emocione në jetë, nisur që nga pranimi në Akademinë e Arteve, deri tek suksesi në muzikë, dashuria, martesa dhe ardhja në jetë e vajzave, të gjitha ngjarje që kanë lënë shenjë tek ai, por marrja e "statusit" të gjyshit për të duket se është dicka vërtetë speciale. 

Bashkangjitur me foton e parë ku shfaqet me nipin, këngëtari i drejton Zyan fjalët më të bukura të dashurisë ndërsa edhe ne i bashkohemi urimeve që ka marrë nga miqtë e kolegët. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07)

/News31