Situata e rënduar në Veri të Kosovës, reagojnë ashpër personazhet e njohur shqiptarë: “Me ty deri n’vdekje”
Situata në Veri të Kosovës duket se ka eskaluar. Disa momente dhune nga dita e djeshme po bëjnë xhiron e rrjetit ku shfaqen policët sebrë duke goditur dhe dhunuar forcat policore në Kosovë.
Bëhet më dije se ishte Dragan Smigiçin ai që nisi aktet dhunuese. Dragan është një polic serb nga qyteti i Rudares, Serbi. Në një video të siguruar, Dragan shfaqet duke goditur ushtarët e NATO-s në Kosovë me shkop policie.
View this post on Instagram
Si pasojë e këtyre përleshjeve mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, kanë mbetur dhjetëra të plagosur.
Për këto akte barbare kanë reaguar super disa nga personazhet e njohur shqiptare. Duke shprehur të gjithë dhimbjen dhe revoltën e tyre, ata japin mbështetjen e tyre për Kosovën.
STRESI
CAPITAL T
DON XHON
FJORALBA PONARI
INA KOLLCAKU
ERVIN KURTI
ARDIT CUNI
Sikurse ishte paralajmëruar, edhe sot serbët kanë nisur protestat në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kështu prezencën e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale, si dhe tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Ndryshe nga dje, sot raportohet për një numër më të vogël protestuesish serbë, krahasuar me një ditë më parë. Objektin e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it.