GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 16:37

Sipas regjizorit të "Titanic" Leo DiCaprio për pak sa nuk e humbi rolin e Jack, por cila ishte arsyeja?

Sipas regjizorit të "Titanic" Leo DiCaprio për pak sa nuk e

Leonardo DiCaprio për pak sa nuk e ka humbur mundësinë që të kishte ndoshta “rolin e jetës” së tij, sipas regjizorit të “Titanic”, James Cameron, i cili tha se i kishte treguar derën aktorit në audicion për shkak të sjelljes që kishte bërë. Në një intervistë ditën e djeshme, Cameron zbuloi se i kishte kërkuar Leo-s që të bënte një test me Kate Winslet, e cila e kishte fituar rolin e Rose deri në atë fazë.

Për “GQ”, James tha se në fakt aktori tashmë i famshëm, mendonte se thjesht do të vinte për të takuar Kate, kolegen e tij të re, por kur kuptoi që do të lexonte skenarin me Winslet ai tha: “Unë duhet të lexoj? Oh, unë nuk lexoj rrjeshta…”

Cameron rrëfeu se nuk kishte ndërmend që ta duronte sjelljen e tij prej “Diva”, dhe i ishte përgjigjur Leo-s se ose do të lexonte rrjeshtat e tij me Kate, ose mund ta humbiste rolin, duke u shprehur: “Unë do shpenzoj dy vite të jetës time me këtë film, nuk kam ndërmend që të marr vendimin e gabuar për cast-in, zgjedhja është e jetoja…”

Kështu, DiCaprio përfundimisht kishte vendosur të lexonte, por duke mbajtur ende një sjellje negative…Deri kur James bërtiti: “Aksion”. Sipas regjizorit, në atë moment, Leonardo u shëndrrua në “Jack” dhe aty të gjithë kuptuan se ishte i lindur për këtë rol.

Siç e dini tani ky ishtë një rol i rëndësishëm për aktorin, në mos më i rëndësishmi, duke i dhënë shtysën për një seri projektesh së suksesshme në të ardhmen. “Titanic” fitoi plot 11 Oscars, nga 14 të mundshëm për të cilët ishte nominuar, edhe pse Leo nuk fitoi një për performancën e tij. Megjithatë tani lind pyetja: Nëse DiCaprio nuk do kishte pranuar të lexonte, cili ishte “plani B” i Cameron? Kush do ta pikturonte Rose-n si një prej vajzave franceze nëse jo Leo?

/News31