GOSS-BIZ 18 Shtator 2023, 12:01

Sipas Olti Currit, ky është çifti i “Love Island” i cili do të ketë një të ardhme!

Sipas Olti Currit, ky është çifti i “Love Island” i

Artemis dhe Gleni duket se deri më tani janë një ndër ciftet më të konsoliduar në “Love Island”. Dyshja janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin, kanë gjetur gjuhën e përbashkët e duket se është momenti për të lindur edhe ndjenjat e para.

Megjithatë, gjatë javës që lamë pas, disa gjëra devijuan. Por, dyshja zhvilluan një takim romantik jashtë vilës ku folën për gjithçka dhe e mbyllëm në mënyrën më të bukur të mundshme… me një puthje!

Por si e shohin 2 opinionistët e programit këtë cift?

Sipas Olti Currit, i vetmi problem i Artemis është që vjen me një frymë tjetër duke qenë se ka jetuar jashtë Shqipërisë. Ajo i konsideron vajzat e vilës shoqe dhe ju merr vazhdimisht mendim për situatat që krijohen.

“Artemis dëgjon shumë vajzat e tjera, i konsideron si shoqe. Mos i konsidero shoqe sepse jeni në garë aty. Po të ishe e izoluar ju keni të ardhme me njëri-tjetrin”, e këshilloi ai Artemisën.

Ndërsa Dalina nga ana tjetër shprehet se Artemis ende nuk është e qartë për ndjesitë e saj ndaj Glenit, gjë që u aprovoua edhe nga vetë ishullorja.

Si do të vazhdojë rrugëtimi i ciftit dhe a do të kenë një të ardhme së bashku, mbetet ta shohim gjatë ditëve në vijim.