Si qëndron e vërteta e arrestimit të Getinjos?

Pak orë më parë, Mozzik arriti që edhe njëherë të "bënte lëmsh" gjithë mediat dhe rrjetet sociale, këtë herë jo me "dramat" e tij të dashurisë, por në lidhje me Getinjon, vëllain e tij. Kështu, reperi postoi një foto të këtij të fundit, ku kërkonte që Getinjo të lihej i lirë, duke i bërë fansat të dyshojnë se ai është arretuar dhe ndodhet nën pranga.
Cështja bëhet "më e vështirë", duke qenë se vetë Getinjo këto kohë është larguar nga rrjetet sociale dhe nuk mund të shohim as aktivitetin e tij online dhe nuk ka mundësinë as të bëjë ndonjë deklaratë, megjithatë duket se Mozzik thjesht "po luan" ose fjalët e tij mund të kenë ndonjë tjetër kuptim sepse vëllai i tij nuk është arrestuar.
Këtë e konfirmon "Indeks Online", të cilët kanë kontakuar vetë Getinjon dhe ky i ka hedhur poshtë zërat, duke i cilësuar të pavërteta aludimet dhe informacionet që po qarkullojnë.
Tani nuk e dimë është Mozzik ai që shpërndan informacione të rreme, është Getinjo që nuk po na tregon dicka apo janë të dy që kanë humbur ndonjë bast dhe po luajnë me gjithë publikun, por e rëndësishme është që reperi nuk ndodhet pas hekurave dhe ne presim të na tregojë vetë se cfarë ka ndodhur.
/News31