Si po e përjeton ndarjen nga Keisi? Kristi flet hapur
Pas largimit të Sabianit nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania", pritej që raporti mes Keisit dhe Kristit të zhvillohej akoma më shumë, por në fakt ndodhi e kundërta. Keisi vendosi papritur të ndërpresë njohjen me Kristin.
Por si e priti Kristi këtë vendim të saj?
Në darkën e të nominuarve, Kiara e ka pyetur Kristin:
"Si e kalove kaq shpejt ndarjen me Keisin?"
Kristi u shpreh se jo gjithmonë duhet shumë kohë për të superuar diçka. Teksa shtoi se në një ambient toksik siç është shtëpia e “BBVA” lidhja e tyre nuk mund të krijohej.
“Jo gjithmonë koha e tregon se si e rikuperon ti. Janë shumë elementë. Shtëpia e “BBV” është në kërkim të më nxjerrë mua fajtor, që unë kam qenë fallco. Keisi ishte shumë konfuze dhe ma transmetonte atë. Mënyra se si rrinte, nuk merrte iniciativa më vetë. Nuk ishte e lehtë se ishte një javë shumë e ngarkuar që ishte ai nominimi si dënim. Pashë që në këtë ambient toksik ne do ta kishim shumë të vështirë të ndërtonim marrëdhënien tonë. Për ne është tepër të vazhdojmë në këtë ambient. Më mirë ta lejmë për tani", ka përfunduar Kristi.