GOSS-BIZ 1 Tetor 2022, 23:37

Si e rregulluan marrëdhënien pas "Big Brother"? Donaldi zbulon mesazhin e parë që i dërgoi Borës

Si e rregulluan marrëdhënien pas "Big Brother"? Donaldi

Padyshim që nga momenti kur është zbuluar e më pas konfirmuar se Donald Veshaj dhe Bora Zemani e kanë rregulluar marrëdhënien mes tyre dhe kanë rinisur lidhjen që përgjatë vitit të fundit ka qenë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes, një prej kurioziteteve më të mëdha të publikut ka qenë pikërisht fakti si arritën që të riktheheshin tek njëri-tjetri.

Këtë dyshja e ka zbuluar sot në "Më lër të flas", puntatë ku ka qenë e ftuar Bora dhe ka rrëfyer shumëcka, nga karriera e jeta personale, sidomos nga marrëdhënia me Donaldin dhe asaj që ka ndodhur pas reality show-t ku ai ishte pjesë. 

Aktori zbuloi se ka qenë ai që i ka dërguar mesazh i pari moderatores, por nuk ka qenë kjo "lëvizja" e parë që ka bërë në drejtim të saj, në përpjekjen për të rregulluar marrëdhënien. Kështu, Donaldi rrëfeu se fillimisht ka përdorur "oficerin" e tij, Semi Jaupajn, që t'i flasë mikeshës së saj për të. Më pas i ka cuar mesazhin: "Dua të të shkruaj, por nuk e di cfarë të them", mesazh që Bora ja kishte kthyer e kështu kishte vazhduar biseda. 

Po ashtu Donaldi tregoi se pas refuzimeve të shumta për të dalë me të, i kishte shkruar Borës: "Më tako që të të shpjegoj gjithcka dhe pastaj po të duash më helmo!", gjë që tani i duket për të qeshur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Gjithsesi, cfarëdo që i ka shkruar tjetër, duket se ka funksionuar perderisa sot qëndrojnë pranë njëri-tjetrit më të bukur se kurrë. 

/News31