
Produkti

Si e priti Sabiani ndërprerjen e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit?

Sabiani ja ka dalë që të kthehet në protagonist në këtë edicion të "Big Brother VIP", fillimisht me reagimet e tij për historinë e së bijës, Keisit brenda shtëpisë, më pas me hyrjen në reality show për herë të dytë radhazi dhe më pas për marrëdhënien që krijoi me Kristin, djalin që kishte nisur një lidhje me vajzën.
E pikërisht në momentin kur këngëtari u largua nga programi, Keisi pati një distancim nga Kristi, për të ardhur më pas në mbrëmjen e djeshme, kur ata folën dhe vendosën që mos e vazhdonin lidhjen (që s'e quajnë lidhje), të paktën sa janë pjesë e formatit. Sigurisht për këtë ka pasur mjaft reagim, si nga konkurentët brenda shtëpisë, por edhe nga publiku, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i Sabianit, i cili tashmë dihet që ka dicka për të thënë për cdo gjë.
Kështu, ai ka shpërndarë një foto në Instagram-in e tij, ku duken mesazhet që ka dërguar për të nxjerrë Armaldon nga nominimi i sotëm, duke tentuar kështu që të shpëtojë Kristin, ndërsa bashkangjitur shkruan:
‘Forca Kristi, mos dil dhe lufto për atë që do’
Duket se këngëtari ka zgjedhur të mos reagojë drejtpërdrejtë për ndarjen e Keisit dhe Kristit, por të shprehë mbështetjen e tij për këtë të fundit dhe që të luftojë për atë që kishte krijuar me vajzën e tij.
/News31