Shtohen dyshimet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina i kanë dhënë fund lidhjes, personi i afërt me ta tregon arsyen e ndarjes!

Prej disa javësh përflitet një ndarje e mundshme e ciftit të famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, edhe pse vetë protagonistët e kanë mohuar dhënien fund të lidhjes në disa raste nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale. Por duket se edhe pse futbollisti dhe partnerja e tij kanë mbajtur të njejtin qëndrim ndaj lajmeve dhe raportimeve në mediat rozë, zërat nuk po pakësohen, përkundrazi janë duke u shtuar dhe këtë radhë ka qenë protugezja “Gente” që e konfirmon ndarjen.
Ata citojnë, Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldo-s) dhe personi mjaft i afër me familjen, i cili në një deklaratë të fundit garanton se ylli i ftubollit dhe modelja nuk janë më bashkë.
“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”- thotë Caeiro, i cili si shkak i dhënies fund të lidhjes tregon qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Georgina-s. Nisur nga kjo, portugezi ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij:
"Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër, shumë i ndryshëm nga ajo dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”
Megjithatë këto mbeten thjesht aludime deri në momentin kur cifti do të konfirmojë apo hedhë poshtë zyrtarisht të gjithë zërat që po qarkullojnë.
/News31