GOSS-BIZ 26 Maj 2023, 10:20
Shtëpia e Mihrije Brahas dhe Naim Abazit përfshihet nga zjarri!

NEWS-31

Apartamenti i çiftit Mihrije Braha dhe Naim Abazi në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për "Gazeta Express" vetë Naimi, duke treguar se në momentin e shpërthimit të flakëve, në shtëpi ndodheshin djali i tyre Platori dhe partnerja e tij, Tringa. Për fat të mirë cifti nuk ka pësuar ndonjë dëm, ndërsa më ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policëve zjarri është shuar.
“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.
I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj:
“Si duket rryma”.
Artisti nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.