GOSS-BIZ 6 Gusht 2022, 14:10

Është ndarë me Afronën? Flet Bero: “Kam njëfarë fobie”

Është ndarë me Afronën? Flet Bero: “Kam


Blero dhe Afrona, padyshim formojnë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it, teksa së fundmi kanë qenë mjaft të komentuar pasi përfliten për një ndarje të mundshme

Si nisën fjalët? Nga Instagrami, pasi nëse shohim profilet e tyre, do të vëmë se që të dy i kanë fshirë fotot që kanë publikuar me njëri tjetrin, duke ngritur dyshimet se diçka po ndodh mes tyre. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, as nuk kanë konfirmuar që vazhdojnë bashkë.

Së fundmi, në një intervistë për T7, Blero është pyetur pikërisht në lidhje me këtë çështje, por edhe këtë herë artisti nuk ka pranuar asgjë në lidhje me ndarjen e supozuar të dyshes, duke thënë se ështē diçka personale.

”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-tha këngëtari.

Kujtojmë se pak kohë më parë, "i ngacmuar" sërish për lidhjen me Afronën nga Prive dhe heqjen e fotove nga Instagram, Blero u shpreh:

“Nuk po merrem me këtë punë sepse Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania. Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania. Për Afronën pyeteni vetë. Nuk kam koment”.

Aspak e dyshimtë si përgjigje...

/News31