GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 14:43

Është e para mirditore që nderohet me këtë titull, Adrola Dushi ndan fotot nga dita e saj me e veçantë

Është e para mirditore që nderohet me këtë titull,

Gjatë karrierës së gjatë si modele Adrola Dushi ka prekur pasarela nga më të ndryshmet, është gjendur përballë emocioneve të mëdha, por këto të fundit janë krej ndryshe. Ajo është kthyer në vendlindjen e saj, Mirditë, pasi është nderuar me titullin "Stemën e Artë".

Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë dhe disa fotografi nga momenti kur ka marrë dekoratën. Dushi shprehet se ky ishte një vlerësim i papritur por gjithashtu dhe një përgjegjësi për të.

“Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.”, thuhet në dekoratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)