"Është dhimbje që jeton me mua", Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”-kështu do të shkruante Delinda Disha në Instastory në mars të këtij viti, teksa zgjodhi të ndante me ndjekësit e saj lajmin e hidhur të humbjes së bebushave të saj.
Së fundmi, aktorja ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku një prej tyre i ka shkruar: Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë.
Mirëpo Delinda ka treguar se ka vuajtur shumë dhe se ajo dhimbje vazhdon të jetojë me të. “Nuk e kam kaluar mirë fare, vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, ka shkruar aktorja.