GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 16:45

Shokon Angelina Jolie: “Punësova një vrasës me pagesë që të më vriste”

Shokon Angelina Jolie: “Punësova një vrasës me pagesë

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka pasur gjatë gjithë jetës së saj probleme të shëndetit mendor e duket se një nga fazat e jetë së saj ka qenë përjet imagjinatës së publikut. Në pjesën e fundit të podcast-it “Levantate OK” bukuroshja rrëfeu për herë të një detaj të frikshëm nga e kaluara e saj. Ajo tregoi se dikur kishte punësuar një vrasës me pagesë për ta vrarë.

Angelia tregoi se vendosi që të punësonte dikë që ta vriste në mënyrë që të shmangte zhgënjimin dhe dhimbjen tek të afërmit të cilët do të ndiheshin në faj që se parandaluan.

“Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund ta mendoja dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time dhe kuptova se nuk duhet ta bëja.  Me vetëvrasjen vjen i gjithë faji i njerëzve përreth jush që mendojnë se mund të kishin bërë diçka. Megjithatë, kur dikush po vritet, askush nuk merr asnjë lloj përgjegjësie fajtore”, ka përfunduar aktorja e cila shprehet se momentalisht ndihet më mirë me psikologjinë e saj.