GOSS-BIZ 11 Janar 2022, 20:40

Sherr me Arbana Osmanin? Nëna e Beatrix Ramosaj zbulon si qëndron e vërteta

Sherr me Arbana Osmanin? Nëna e Beatrix Ramosaj zbulon si qëndron e


Parashutat më daten 9 janar, dedikuar Donaldit, janë diskutuar shumë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por edhe në rrjetet sociale e mediat rozë.

Partnerja e Donaldit, Beatrix nuk u ndje mirë, megjithatë ajo i tregoi Donaldit se e kaluara mbetet e kaluar, dhe ajo e respekton.

Mirëpo, në mediat rozë, qarkulloi lajmi që e ëma e saj, Antigona është konfliktuar me Arbana Osmanin dhe autoret e “Big Brother VIP”. Kjo për shkak se vajza e saj po ndikohet për keq nga indiciet nga jashtë.

Ndaj, ajo ka reaguar për të sqaruar situatën e për të zbuluar si qëndron e vërteta.

Antigona ka reaguar duke thënë se takimet me produksionin dhe moderatoren ka qenë miqësore.

“E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës sime në BBV. Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën as kënd tjetër.”, ka shkruar ajo.

Sakaq, Beatrix nuk po kalon ditë aspak të mira. Kjo edhe sepse ka patur keqkuptime mes saj e Donaldit, që kohët e fundit po bëhen të shpeshta.

/News31