GOSS-BIZ 2 Mars 2023, 19:52

Shakira flet sërish për ndarjen e saj nga Pique: "Më duhet të jem më e fortë se një luan"

Shakira flet sërish për ndarjen e saj nga Pique: "Më duhet

Shakira vazhdon të flasë hapur për ndarjen e saj të shumëpërfolur nga Pique, duke mos kursyer asnjë detaj, teksa së fundmi ka rrëfyer se si po e gjen forcën që të përballojë atë që ka ndodhur, pas 11 vitesh lidhje me yllin e futbollit. Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” gjatë një inteviste për “En Punto con Enrique Acevedo”, shpjegoi se tani është e fokusuar tërësisht tek vetja e saj, ndërsa ish-partneri po shijon lidhjen me të dashurën e re, Clara Chia Marti.

“Kam qenë gjithnjë shumë e varuar emocionalisht nga meshkujt, më duhet ta pranoj. Isha e dashuruar me dashurinë”- tha artistja sipas “People”, duke rrëfyer se ka besuar gjithnjë se një grua ka nevojë për një burrë që ta plotësojë veten.

“Në një mënyrë ose një tjetër, ja kam dalë të mësoj nga një prespektivë tjetër dhe ta ndjej që do të jem mirë edhe vetëm. Kur një grua duhet të përballet me vështirësi në jetë, ajo bëhet më e fortë. Të qënit e fortë do të thotë që mëson dobësitë e tua dhe pranon çfarë të bën të dobët”- shprehet Shakira, teksa tregon se tani ndihet më e plotësuar se asnjëherë me fëmijët, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8:

“Ndihem e plotësuar, sepse mendoj që mund të mbështetem tek vetja ime dhe kam dy fëmijë që varen nga unë. Duhet të jem më e fortë se një luan. Kjo forcë, që të jetë e vërtetë dhe jo fasadë, duhe të vijë nga një dhimbje e madhe. Ta pranosh këtë dhimbje dhe të tolerosh frustrimin që ka gjëra në jetë që nuk dalin ashtu siç do, të ndihmon shumë.’

Në këtë intervistë Shakira po ashtu ka folur edhe për këngën e saj të fundit, që për fansat, me të drejtë, ëshët një “diss” për Pique. Teksa fliste për këngën, ajo pati edhe një mesazh që u duk sikur ishte për partneren e re të tij, duke thënë: “Ka një vend të veçantë në ferr për femrat që nuk mbështesin femrat.”

Në qershor të 2022, ylli i muzikës latine dhe ish-futbollisti Balrecona-s njoftuan ndarjen e tyre pas më shumë se nëj dekade, teksa spanjolli ka bërë publike lidhjen e tij të re, me vajzën me të cilën mendohet se tradhëtoi Shakra-n kur ishin ende bashkë.

/News31