Selena Gomez ndërmerr një tjetër hap biznesi në një fushë që nuk ua merr mendja
Këngëtarja e njohur Selena Gomez mes sipërrmarrjes së fundit në fushën e kozmetikës, “Rare Beauty” me të cilën vazhdon të ketë sukses tashmë ka vendosur të ekplorojë në një fushë tjetër, atë të shitjes së eneve të gatimit.
Që nga koha e pandemisë atë e kemi parë në emsionin e saj të gatimit Selena + Chef duke treguar aftësitë e saj në kuzhinë.
Sipërrmarrësja 29-vjeçare zbuloi se po bashkëpunon me markën e modës së enëve të gatimit në një koleksion produktesh gatimi ku një pjesë të të ardhurave do ta dhurojë për fondin e saj “Rare”.
Qëllimi që ka bashkuar Selena Gomez me themeluesit e markës së njohur të enëve “Our place” është se njerëzit sipas tyre duhet të bashkohen dhe të lidhen me trashigiminë e tyre përmes ushqimeve të gatuara në shtëpi.