Selena Gomez arrin një rekord të ri në Instagram!
Ka qenë një javë rekordesh për Selena Gomez kjo e fundit, ndërsa disa ditë pasi rrëzoi nga froni ironikisht Kylie Jenner si femra më e ndjekur në Instagram, artistja pati një tjetër arritje në këtë rrjet social, duke u bërë gruaja e parë që arrin 401 milionë ndjekës. Tani ajo i është bashkuar njerëzve më të ndjekur në platformën e famshme, teksa listën e kryeson Cristiano Ronaldo me 562 milionë ndjekës dhe pas tij Lionel Messi me 442 milonë ndjekës.
Në fakt nuk është hera e parë që Gomez bëhet vajza më e ndjekur e Instagram-it, ndërsa në vitin 2019 i mori për disa kohë fronin Ariana Grande-s, megjithatë tani, 4 vite më vonë është rikthyer për të qenë sërish numri 1. E në këtë rikthim duket se ka ndihmuar drama që është përfshirë këngëtarja së fundmi, ku kanë qenë protagoniste dhe Hailey Bieber e Kylie Jenner (që janë personazhe negative të ndodhisë), të cilat vetë kanë humbur rreth 1 milionë ndjekës në këtë kohë, nga gjithë cka ndodhur.
Gjithsesi, në mes të gjithë dramës, Selena duket se është shumë e lumtur për arritjen e saj dhe ka vetëm dashuri dhe përqafime për të dhuruar.
View this post on Instagram
/News31