GOSS-BIZ 25 Nëntor 2022, 11:25

Sara Hoxha sapo na tregoi se mbrëmja e sotme e DWTS do të ketë një mesazh shumë të fortë për të gjithë shqiptarët

Sara Hoxha sapo na tregoi se mbrëmja e sotme e DWTS do të ketë

Si çdo të premte mbrëmja e sotme në ekranin e Top Channel do t’i dedikohet kërcimit, por këtë herë me një qëllim të veçantë. Pak çaste më parë përmes një fotoje në Instastory, Sara Hoxha na zbuloi se sonte do të mbushemi me emocione të forta.

“Sonte kërcejmë për shqiptarët, në veçanti për ata që kanë lënë shtëpinë për një jetë më të mirë”, ka shkruar ajo në foton ku duket ekrani  i madh në skenën e “Dancing with the stars” dhe në të shfaqen pamjet e shqiptarëve që largohen nga Shqpëria me gomone.

Sara Hoxha sapo na tregoi se mbrëmja e sotme e DWTS do të ketë

Emigrimi masiv dhe në kushte në të cilat vihet në rrezik jeta, është bërë një ndër temat më të diskutara në vendin tonë. Duke pasur parasysh sa delikat dhe i rëndësishëm është bërë ky fenomen për vendin tonë, Top Channel duket se ka vendosur që mbështetjen dhe mesazhet e tij t’i japë përmes artit, muzikës dhe kërcimit.

Sonte na priska një natë e veçantë...