GOSS-BIZ 16 Mars 2023, 11:15

Saimir Tahiri humb babain! Letra prekëse që ish-minstri dërgoi nga burgu

Saimir Tahiri humb babain! Letra prekëse që ish-minstri dërgoi

Mëngjesi i kësaj të enjte ka nisur me një lajm të dhimbshëm në familjen e Saimir Tahirit. Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka humbur babain e tij.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirit përmes njoftimit në llogarinë e tij të Facebook. Duke qenë se aktualisht Saimiri ndodhet pas hekurave, ai ka shkruar një letër të cilën më pas jua ka dërguar njërëzve të tij të dashur.

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua  me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.  Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:  Të dua shume Ba!  Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!”, shkruhet në letër.

Në të tilla kushte ende nuk dihet nëse ish-ministri do të ketë mundësi të jetë i pranishëm në përcjelljen e fundit të babait të tij. Por duke marrë parasysh rastin dhe dhimbjen e tij, me siguri do t’i jepet leje nga autoritetet, që nën praninë e forcave shoqëruese të jetë në varrimin e të atit.

Ne i përcjellim familjarëve ngushëllimet tona!