GOSS-BIZ 28 Nëntor 2024, 13:50
Rumania uron pavarësinë e Shqipërisë me një poster gjigand me imazhin e sopranos Arlinda Morava
NEWS-31
Rumania uron shqiptarët për 112 vjetorin e pavarësisë me një poster gjigand të vendosur në qendër të Bukureshtit.
Ky poster mban imazhin e sopranos së njohur Arlinda Morava që është shndërruar tashmë prej më shumë se 20 vitesh në një ambasadore e Shipërisë, kulturës dhe vlerave të kombit shiptar. Ky poster do të qëndrojë për 24 orë dhe shfaqet çdo 7 minuta.
Ndërkohë nesër është organizuar një mbrëmje kushtuar pavarësisë së Shqipërisë dhe Rumanisë me pjesë të zgjedhura muzikore dhe poezi nga kompozitor shqiptarë, poetë dhe dramaturgë si Viktor Eftimiu apo edhe kompozitori rumun i himnit shqiptar Ciprian Porumbescu.