
Produkti

Rrëfimi prekës i Ronaldo Sharkës: “Kam tentuar 2 herë t’i jap fund jetës”


Historia prekëse e moderatorit Ronaldo Sharka ka habitur publikun mbrëmjen e djeshme, ku teksa ishte i ftuar në “Se Luan Topi”, ai tha se ka tentuar dy herë të vetëvritet gjatë adoleshencës. Shkak për këtë mendim ka qenë i bullizmi, gjë e cila e çoi në një gjendje të rënduar psikologjike.
“Jam bullizuar që herët, jam tallur dhe kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë se mos vihesha në lojë. E kam kaluar pubertetin vonë dhe vendoseshin disa epitete që as nuk dua t’i përmend. Unë kam tentuar dy herë t’i jap fund jetës. Dhe ja ku jam sot. Më ka ndihmuar vetëm Zoti, as mësuesit nuk i kam pasur pro, prindërve nuk iu vë faj se ata nuk e dinë si funksionon fëmijëria, janë rritur me halle”, u shpreh Ronaldo.
Më tej moderatori theksoi se përmes këtij rrëfimi dëshiron të japë edhe një mesazh për fëmijët e sotëm dhe prindërit.