GOSS-BIZ 14 Maj 2022, 22:26

Ronela Hajati zbulon detaje të ëmbla nga fëmijëria të cilat nuk i ka treguar kurrë më parë

Ronela Hajati zbulon detaje të ëmbla nga fëmijëria të

E ftuar në këtë episod të tretë të “A Live Night” ishte artistja shumë e dashur Ronela Hajati. Në një intervistë të veçantë, ekskluzive dhe shumë unike, Ronela Hajati zbulon më tepër nga jeta e saj. Artistja dukshëm është lindur dhe rritur me muzikë.

Fëmijëria ime ka qenë periudha më e bukur. Unë kam patur fatin të kem një familje shumë të kulturuar, shumë të pasur shpirtërisht. Që e vogël më çonin në çdo eveniment të mundshëm që dinin që unë do të dilja në televizor… Unë në fillim kam nisur të prezantoja evente letrare për promovimet e librave për fëmijë të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë. Recitoja me një pathos shumë të madh, më pëlqente shume recitimi. M’i përgatiste babi poezitë dhe më dëgjonte para se t’i recitoja para publikut. Më pas nisa mësimet e panios, valle, balet, të gjitha…


Duket se pavarësisht zhanrit të saj në muzikë dhe qëllimit të Ronelës për të argëtuar publikun, këngëtarja ka shumë njohuri në fushën e muzikës, teksa këtë kulturë e ka marrë që në vegjëli.


Kur kam qenë në klasë të dytë ose të tretë, më kanë marrë për herë të parë të dëgjoja opera. Nuk doja të ikja në fillim. Isha fëmijë dhe mendoja që ata vetëm bërtasin. Pas disa herëve, pastaj i kuptoja ngjarjet që do ndodhnin. Më pëlqente shumë. Ne shkonim pothuajse çdo javë në teatër, ose opera ose në balet. Pasi fillova pianon isha e detyruar t’i mësoja autorët e veprave sepse duhet t’i luaja, kisha provimet. Më duhet të mësoja Beethoven, Bach,Mozart.