GOSS-BIZ 24 Janar 2023, 22:38

Rita Ora në një lidhje treshe? Këngëtarja sqaron të vërtetën

Rita Ora në një lidhje treshe? Këngëtarja sqaron të


Mund të duket e çuditshme, por shumë njerëz mendojnë se Rita Ora, partneri i saj Taika Waititi dhe aktorja Tessa Thompson janë në një marrëdhënie treshe. Por përse?  Në maj të 2021-it, artistja shqiptare dhe regjizori ishin në Australi, ku Waititi po xhironte “Thor: Love and Thunder”, me protagoniste pikërisht Tessa Thompson. Në atë kohë nisën thashethemet për lidhjen e tyre treshe,  kur u panë duke u përqafuar dhe puthur në shtëpinë e Waititi-t në Sydney. 

Regjizori nuk u shqetësua nga thashethemet, duke u shprehur: “Mendoj se në botën e internetit gjithçka kalon shpejt. Pastaj , a është ndonjë çudi e madhe? Jo dhe aq. Nuk po bënim asgjë të keqe. Është okay.”

Rita Ora dhe Taika Waititi e çuan në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre në gushtin e 2022, duke u martuar ndërsa tani, në janar të 2023-shit, këngëtarja shqiptare vendosi të flasë për herë të parë për këto zëra, duke u shprehur:  "Kam zgjedhur të mos flas sepse janë lajme qesharake. Kur flitet për gjëra kaq absurde, të cilave vështirë t'ju gjesh kuptim, është më mirë t'i injorosh. Këtë e bëj për shumë gjëra. Thjesht nuk kam pse të jap energji për diçka që nuk ekziston. Është njësoj si të përpiqesh të shpjegosh diçka që nuk ka ndodhur. A keni pirë ndonjëherë dhe papritmas, të gjithë janë miqtë tuaj më të mirë? Ajo foto ishte vetëm fotoja e një grupi miqsh që po kalonin mirë."

/News31