GOSS-BIZ 18 Shtator 2023, 09:51
Rikrijimi i çifteve në Love Island, këtë herë zgjedhja në dorën e djemve!

NEWS-31

Mbrëmjen e djeshme, “Love Island” ishte i mbushur me të papritura. Një ndër to ishte edhe rikrijimi i cifteve. Ndryshe nga sa jemi mësuar, mbrëmë, të drejtën për të zgjedhur e kishin djemtë.
Ata zgjodhën një nga një vajzën që dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin në vilën e dashurisë.
Aleksandros zgjodhi vajzën e re Ueda, për të cilën i shkëlqyen sytë të gjithë djemve kur ajo hyri dhe ai ishte shumë i lumtur që duhet të zgjidhte i pari.Salioni zgjodhi Aishën.
Everaldo zgjodhi Sofielën.
Arlindi zgjodhi Xhoanën.
Haris zgjodhi Amadean.
Stivi zgjodhi Ildën.
Gleni zgjodhi Artemis.
Na mbetet të shohim nëse këtë javë, ciftet e vilës do të forcojnë më shumë marrëdhëniet e tyre, apo 2 prurjet e reja do të trazojnë paksa ujërat.