Regjizorja me kurorë Miss-i, zbulohet konkurrentja e radhës në "DWTS"

Gati cdo ditë, faqja zyrtare e "Dancing With the Stars" në Instagram, por edhe emisionet në Top Media, janë duke zbuluar nga një konkurrent të ri të programit të njohur në kërcimit, që është në prag të nisjes, sërish në ekranin e Top Channel.
Kështu, deri më tani janë zbuluar emra si Saimir Korreshi, Sara Karaj, Armaldo Kllogeri dhe Atalanta Kërcyku, ndërsa sot është bërë me dije një tjetër personazh i famshëm që do të ngjitet në skenën aspak të lehtë të kërcimit. Po flasim për një ish-Miss, më saktë, Miss Albania 2010, e cila me profesion është regjizore, ndërsa mund edhe ta njihni si "gjysma më e mirë" e Arbër Cepanit.
Pra, sic mund ta kuptoni bëhet fjalë për Arnita Beqirajn, bukuroshen që nga karriget e spektatorit vitin e shkuar, ku bënte tifo për partnerin, këtë vit ka vendosur ta provojë verë këtë eksperincë, me balerinin, Eni në krah.
View this post on Instagram
Shumë suksese, jemi të bindur që do bësh më mirë se Arbëri! /News31