GOSS-BIZ 13 Janar 2022, 10:24

“Qante më shumë se unë”, bashkëshortja e Ilirit flet për herë të parë për tradhtinë

 

“Qante më shumë se unë”, bashkëshortja e Ilirit

Rrëfimi i Ilir Shaqirit në javët e para të “Big Brother VIP”, ku ai pranoi se ka tradhtuar bashkëshorten, është komentuar shumë në shtëpi, por edhe jashtë, në rrjetet sociale e mediat rozë.

Lidhur me këtë situatë, ka folur bashkëshortja e tij, Emanuela, në emisionin “Goca dhe Gra”, që sapo ka nisur sezonin e ri.

Ajo tha se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj. Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

“Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja.”, tha ajo.

E pyetur nëse reagimi i publikut do të ishte ndryshe nëse Iliri do të ishte pjesë e “Grande Fratello”, Emanuela tha:

“Besoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut”.

Gjithashtu ajo tregoi se këtë histori e kanë vuajtur të dy, madje më shumë se ajo.

“Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara”.

Mesa duket, kjo është një histori që ata e kanë lënë pas, dhe Emanuela e ka falur e tashmë është mbështetja më e madhe e Ilirit, edhe në rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”.

/News31