GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 19:20

Pyetje të sikletshme dhe ofendime, takimi i Fiorit dhe Samiut shkakton debate në “Për’puthen”

Pyetje të sikletshme dhe ofendime, takimi i Fiorit dhe Samiut shkakton

Puntatën e sotme në “Për’puthen”, u transmetua takimi mes Fiorit dhe Samiut, por nuk kishte shkuar aspak mirë.

Që në fillim, Samiu i bëri të qartë se një takim që kanë pasur jashtë programit nuk i ka pëlqyer. Pas kësaj, ai e pyeti edhe për marrëdhëniet seksuale, gjë që revoltoi Fjorin.

“Çfarë ke që po fërkohesh?”, i tha ai, duke shtuar më pas se e dinte se kur mund të kishte qenë hera e fundit që ajo kishte patur kontakt me një mashkull.

Samiu i përmendi dhe faktin se i dolën të brendshmet duke kërcyer në një prej puntatave dhe e cilësoi si një veprim që duhet të ndryshonte.

“Flet pa lidhje. Majmunin e mbulon, nuk e nxjerr në shesh se na e shpife”, i tha ai, duke prekur Fiorin, që u shpreh se nuk donte ta diskutonte.

Gjithsesi ajo u tregua e gatshme, të ndryshonte për të, pavarësisht se takimi shkoi keq. Sakaq, para se të përfundonte takimin, Samiu i dha një puthje nga ekrani Efit duke thënë “Të dua”.

Sjellja e tij u komentua gjatë në studio, dhe sidomos vajzat e konsideruan si shumë ofenduese.

Megjithatë, të gjitha ato binin dakord se Fiori nuk kishte treguar aspak respekt për veten.

Gjithsesi, Fiori pranoi se kishte bërë gabim, dhe se me Samiun nuk do të dilte më.

/News31