GOSS-BIZ 9 Gusht 2022, 13:45

Puthja e parë e Ronela Hajatit nuk paska shkuar ashtu siç duket dhe përgjigjia e saj na ktheu pas në kujtime

Puthja e parë e Ronela Hajatit nuk paska shkuar ashtu siç duket dhe

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i ndjenjave mes dy personave, madje shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë. Një puthje lë "gjithmonë" gjurmë. Të mirë apo të keqe, kjo varet nga konteksti. Ndonjëherë puthja mund të kthehet edhe në traumë dhe Ronela Hajati na dha konfirmimin e saj.

Këngëtarja e njohur ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale në Instagram, ku nuk ka ngurruar t'ju përgjigjet edhe pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale. Një ndjekës e ka pyetur Ronelën, për moshën kur e ka dhënë puthjen e parë. 

“Vit të tretë në gjimnaz. Traumë", përgjigjet Ronela duke shtuar se kjo eksperiencë për të ka qenë një traumë.

Puthja e parë e Ronela Hajatit nuk paska shkuar ashtu siç duket dhe

Kridhuni në kujtime dhe përpiquni të kujtoni puthjen tuaj të parë. Me siguri shumë prej jush do ta gjejnë veten te përgjigjja e Ronelës, por ka edhe të tjerë që ruajnë akoma shijen e mirë të atij momenti.