GOSS-BIZ 10 Gusht 2022, 17:10

Publikohen pamjet, Bora Zemani dhe i biri pjesë e protestës për Jonadën përpara Ministrisë!

Publikohen pamjet, Bora Zemani dhe i biri pjesë e protestës për

Pak ditë më parë u zhvillua protesta e dytë para Minstrisë së Brendshme, nisur nga ngjarja e rëndë e javës së shkuar, ku u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, qindra qytetarë kërkuan drejtësi për vogëlushen, ndërsa u kërkua sërish shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Ajo që nuk është vënë re nga kjo protestë është se mes njerëzve kanë qenë edhe disa personazhe të njohur e mes tyre edhe moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit deri më sot nuk kishte postuar asgjë në rrjetet sociale, por nga pamjet e publikuara në TikTok së fundmi, Zemani duket në protestë bashkë me të birin, Arborin.  

Videoja është e shoqëruar edhe me një shkrim nga personi që e ka postuar, duke kërkuar reagim edhe nga personazhet e tjerë të njohur, të cilët në fakt ngushëllimet dhe reagimet e tyre për ngjarjen i kanë bërë kryesisht në rrjetet sociale, por të rrallë kanë qenë ata që kanë dalë fizikisht në protestë, ashtu si Bora. 

/News31