GOSS-BIZ 12 Gusht 2022, 20:45

Pseudonimin që Kate Middleton përdor për Princin William nuk do na e kishte marrë mendja ndonjëherë!

Pseudonimin që Kate Middleton përdor për Princin William nuk do

Ashtu sic ndodh në cdo familje tjetër, edhe mbretërorët britanikë përdorin pseudonime për njëri-tjetrin, dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as Princi William me Kate Middleton. Po ju lemë një sekondë të mendoni cili mund të jetë ky pseudonim…

Nuk besojmë se e keni gjetur, kështu që na lejoni t’jua zbulojmë, dy fjalë: ”Big Willy” ose në shqip: ”Will-i i madh”. Ja ku keni një foto të lezetshme të Big Willi-it dhe Kate, ndërkohë që ju lejmë ta mendoni atë që sapo ju thamë.

Pseudonimin që Kate Middleton përdor për Princin William nuk do

Në fakt, duke marrë parasysh konotacionin dhe mënyrën si përdoret është një pseudonim shumë flirtues dhe seksi dhe në fakt Dukesha e ka përdorur sipas ”The Mirror” gjatë kohës që dilnin, por edhe deri kur u martuan, madje Princi Harry e ka përmendur gjatë dollisë që ka mbajtur në dasmën e tyre.

Ndërkohë sipas ”The Sun”, në përgjithësi pjesëtarët e familjes mbretësore nuk janë shumë të mirë me komunikimin ndërmjet tyre dhe të tilla pseudonime apo emra i lejojnë që të largojnë tensionet e panevojshme mes tyre: ”Atyre i pëlqen të luajnë dhe t’i japin njëri-tjetrit dhurata të vogla në formë shakaje, mbretërorët gjithmonë e kanë pasur këtë anë të tyren në privat, kështu që William dhe Kate thjesht sa vazhdojnë traditën e tyre.”

Gjithsesi mos u përpiqni të mendoni shumë pse ka pikërisht këtë pseudonim, sidomos mbiemrin ”I madh”, sepse fundja tani ajo nuk lejohet ta quajë më kështu, rregullat e familjes mbretërore e gjëra të tilla”.

/News31