GOSS-BIZ 26 Maj 2023, 12:46

Problemi i parë i mëmësisë sapo nisi për Fifin dhe na e tregoi në mënyrën më “funny”

Problemi i parë i mëmësisë sapo nisi për Fifin dhe na e

Fifi po përjeton prej disa javësh më të bukur për një grua: mëmësinë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin së bashku me partnerin Adis Patushi, e pagëzuan me emrin Theo Mal.

Sigurisht, ajo po kalon ditët më të ëmbla me të birin, i cili duket se ka nisur t’i hapë “problemet” e para mami Fifit. Si të gjithë fëmijët e tjerë, edhe Theo Mal s’e lë të ëmën ta bëjë gjumin rehat.

Ka momente ku s’ka aspak rëndësi ç’zhurma mund të bëhen rreth e rrotull, i vogli nuk zgjohet në asnjë moment. Por nëse Fifi mbyll sytë? Ai zgjohet menjëherë!

Këtë situatë "funny" me të birin, Fifi e shpjegoi përmes një meme-je në Instagramin e saj dhe jemi të sigurtë që mamat e kuptojnë shumë mirë!

Problemi i parë i mëmësisë sapo nisi për Fifin dhe na e