GOSS-BIZ 1 Gusht 2022, 16:42

Pritet të mbajnë publikun ngërthyer para ekranit, kush janë VIP-at që do t'i bashkohen "Dancing with the stars" dhe "Dance with me"

Pritet të mbajnë publikun ngërthyer para ekranit, kush janë

Shtatori është më afër nga ç'mendonim dhe një pjesë e mirë e televizioneve po punojnë që tani për t'u rikthyer vrullshëm me programacione të reja. "Dancing with the stars" është një prej tyre. Formati i njohur ndërkombëtar, i cili këtë vit do të drejtohet nga Bora Zemani, pritet të bëjë bashkë disa prej emrave më të njohur të ekranit dhe jetës publike.

Deri më tani janë konfirmuar Donald Veshaj dhe Ardit Çuni, ndërsa emra të tjerë të përfolur janë edhe Vlashent Sata, Ronela Hajati, Dj PM dhe Beniada Nishani. Pasi u largua nga "Wake Up", Isli Islami do të jetë pjesë e “Dancing with the stars”, por është e paqartë nëse do të jetë konkurrent apo si prezantues në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët).

Nga ana tjetër, me shumë interes pritet edhe “Dance with me”. Deri më tani dihet që Rudina Magjistari është ftuar të marrë pjesë në këtë format, por edhe Marina Vjollca e Anxhela Peristeri. 

Pritet të mbajnë publikun ngërthyer para ekranit, kush janë

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se "Dance with me" është në bisedime për të marrë Kledi Kadiun si kryetar jurie, por edhe Klaudia Pepën. 

Burimi: Panorama