GOSS-BIZ 21 Nëntor 2024, 15:44
Prekëse! Në ditën e saj të lindjes, Sheila Haxhiraj publikon këngën në kujtim të vëllait të ndjerë, ish-efektivit të Gardës së Republikës
NEWS-31
Pak javë më parë Henri Haxhiraj, ish-efektiv i Gradës, i dha fund jetës në moshën 37-vjeçare me armën e shërbimit.
Sot motra e tij, këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj, ka publikuar një këngë me një tekst rrëqethës dedikuar të vëllait.
“Nën Dritën e Hënës. Si çdo vit për ditëlindje mezi prisja urimin tënd të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që ti në atë parajsë gjendesh kudo me mua.
Sot dua unë të të bëj ty një dhurate, atë qe unë di të bej me mirë. Një këngë shpirti për ty shpirti im!
Faleminderit nga zemra te gjithë bashkëpunëtorëve (familja ime e dytë) që u bëtë një me ndjesinë time, për të sjellë në jetë këtë këngë”, shkruan ajo.
View this post on Instagram