Prej ditësh nuk flasin! Çfarë po ndodh mes Einxhel-Donald dhe Ilir-Monika?
Këtë javë banorët e "Big Brother VIP" kanë qenë më të heshtur se zakonisht. Einxhel-Donald dhe Ilir-Monika duket se kanë ndërprerë marrëdhëniet pas debateve që kanë patur dhe tashmë nuk flasin më. Pas një videoje të transmetuar, një debat i ashpër ka nisur mes Einxhel dhe Donald, gjatë të cilit Einxhel përmendi sërish konflikinti që ka patur me Donaldin jashtë pa e treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Mes të tjerash Einxhel tha se nul beson te dashuria e Donaldit për Beatrix.
"Nuk besoj te lidhja e Donaldit me Trixën. Donaldi zuri cepat e shtëpisë, u ngujua kurse mua më quajti vejushë. Këtu ke dhe frikë të mërzitesh se të bën Donaldi vejushë."-tha Einxhel.
Nga ana tjetët, Donaldi u shpreh se ndryshe nga ajo ai beson te lidhja Einxhel-Dagz por nuk kupton afrimitetin mes Ilirit dhe Einxhel.
"Siç e përmendi gjithmonë Dagzi Dagzi, unë di t’ia tregoj respektin një shoku. Por me këto veprime që ka bërë Einxheli në këtë fazë loje, siç nuk më ka ardhur mirë me Dagzin në një moment. Shkoni lëpiheni aty me njëri-tjetrin. Unë besoj tek Einxheli me Dagzin. Nuk besoj se është aq e ekzagjeruar, u vesh me të zeza."
Nga ana tjetër, Iliri dhe Monika thanë se pas debateve që kanë patur në spektaklin e kaluar nuk mund të kenë më raporte si më parë.
/News31