GOSS-BIZ 1 Gusht 2022, 17:32

PM pjesë e Dancing With the Stars? Sarah zbulon të vërtetën siç di vetëm ajo

PM pjesë e Dancing With the Stars? Sarah zbulon të vërtetën

Në prag të nisjes së programeve të sezonit të ri televiziv, shumë shkruhet në media në lidhje me protagonistët e këtyre formateve  apo cilët personazhe të njohur do mund të shohim në ekran pas disa javësh. Kjo ka ndodhur edhe me "Dancing with the Stars", për të cilin aludohet gati cdo ditë në media, se cili do ta prezantojë, kush do të jenë konkurentët apo anëtarët e jurisë. Burime për "Panorama" së fundmi kanë konfirmuar se mes shumë të tjerëve, pjesë e kastit të programit të njohur do të ishte edhe DJ Pm, artisti që fitoi super popullaritet pak muaj më parë falë pjesëmarrjes në Big Brother. 

Mesa duket burimet pranë medias janë keqinformuar, sepse Pm mesa duket nuk do të jetë pjesë e spektaklit dhe këtë herë këtë e ka konfimuar një burim shumë i sigurtë, vetë partnerja e tij, Sarah Berisha. E në fakt, blogerja e ka zbuluar të vërtetën, ashtu sic di vetëm ajo, me një përgjigje plot batutë dhe pak ironi. Ose shumtë ironi...

Nën një foto të këtij artikulli postuar në InstaStory, Sarah shkruan: "Pm mos merr pjesë nga shtëpia se në skenë nuk e besoj" 

PM pjesë e Dancing With the Stars? Sarah zbulon të vërtetën

Pra PM mund ta hiqni nga lista, vetëm nëse ai ka pranuar të marrë pjesë dhe donte t'ja bente surprizë Sarës dhe tani surpriza është prishur, por nuk besojmë të jetë kjo. Tani presim të mësojmë se sa prej emrave të listës do të jenë vërtetë në program, apo janë thjesht protagonistë reality-sh që përmenden në cdo vend, sa për të marrë pak klikime. Ose shumë klikime...

/News31