GOSS-BIZ 24 Mars 2023, 17:25

Pique flet për herë të parë për ndarjen nga Shakira, deklarata e tij shkakton reagime në rrjet!

Pique flet për herë të parë për ndarjen nga Shakira,

Ndarja e Pique nga Shakira është padyshim një prej ngjarjeve më vëmendjen maksimale të publikut, ndërsa deri më sot ka qenë artistja që ka folur më shumë se njëherë për atë cka ka ndodhur mes tyre, duke i kushtuar edhe këngën, madje edhe një diss ish-partnerit. Ndërkohë së fundmi, gati 9 muaj pasi ata i dhanë fund historisë disa-vjecare, Pique ka folur për herë tëp parë dhe duket se nuk e ka kaluar edhe aq keq ndarjen, të paktën jo aq sa Shakira. 
 
“Unë vazhdoj të bëj çfarë dua. Ditën që do të vdes, do shoh në të shkuarën dhe shpresoj që të kem bërë gjithçka kam dashur. Dua t’i qëndroj besnik vetes”, u shpreh spanjoli në një intervistë për “El Pais”, ndërsa po ashtu tha se nuk ka ndërmend të shpenzojë më para për të "pastruar" imazhin e tij, duke u shprehur se: "Kanë ndodhur ndryshime në jetën time dhe e di se si ta ruaj lumturinë.”

Ish-futbollisti Barcelonës, i cili tashmë është duke shijuar publikisht romancën me Clara Chia Marti, vajzën me të cilën akuzohet se tradhëtoi Shakira-n, tha po ashtu se për momentin është totalisht i përqendruar në mbrojtjen e djemve të tij Milan dhe Sasha, për të cilët u shpreh se të gjithë janë duke bërë më të mirën.

Megjithatë, duket se deklarata e tij e mësipërme, nuk është pritur edhe aq mirë nga njerëzit në internet, teksa ka shkaktuar mjaft reagime që le të themi nuk janë aspak në favor të tij. 

Dikush mendon se "dua t'i jem besnik vetes është një frazë e cmendur për t'u thënë pasi je kapur duke tradhëtuar".

Ndërkohë për dikë tjetër që ka dëgjuar shumë justifikime nga njerëzit që janë kapur duke tradhëtuar "kjo deklaratë është krej dicka tjetër".

Ndërkohë një tjetër thotë se fakti që Pique ndihet kështu tani, ka qenë pikërisht cështja që ata i ka cuar drejt ndarjes dhe shprehet e lumtur që Shakira është larg tij tani.

/News31