GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 16:34

Përtej asaj që shohim, Roza Lati na tregoi anën tjetër të jetës së saj: “Kam qarë një natë po e një natë jo…”

Përtej asaj që shohim, Roza Lati na tregoi anën tjetër

Roza Lati njihet tanimë për karakterin e saj social, energjik, pa komplekse, gjithmonë e qeshur e plot jetë. Por nga ana tjetër e medaljes, ekziston edhe ajo Roza e ndjeshme, me momentet e saj të trishta e që nuk ka frikë të derdhë edhe lot.

Në rrjetet sociale të gjithë ne mundohemi të shfaqim më të mirën tonë. Askush nuk poston një foto nga dita e tij më e trishtë, nga momentet e një debati në punë, nga stresi i grumbulluar nga një ditë e ngarkuar apo edhe nga një ditë kur nuk na pëlqen veshja që kemi zgjedhur. Secili nga mundohet të ndajë me të tjerët momentet më të bukura dhe në fakt mirë bëjmë sepse për këto kemi nevojë.

Por sot Roza Lati vendosi që t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve të rrjeteve sociale. Të gjithë atyre që duket se bezdisen nga lumturia e tjetrit.

Moderatorja ndodhet momentalisht në Maldives së bashku me partnerin e saj. E duket se komentet në postime dhe mesazhet private, e kanë frymëzuar Rozën të tregojë për herë të parë anën tjetër të jetës së saj. Atë anë të cilën ajo nuk preferon ta shfaqë në publik.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë që kam lindur për qejf, që e kam në terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe Nëntori kanë qenë dy muajt më të vështirë për mua psikollogjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke iden sa rrija pa ngrënë bukë se më prehej oreksi nga stresi. Unë që e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin të pemët… as Pemët s’po më bënin më derman për ankthin që s’po më lëshonte. Kam qarë e qarë… një natë po e një natë jo…. Por të gjitha këto nuk mund ti shprehësh në instagram. Se fundja secili ka hallet e veta. Por e rëndësishme është që… Puna aty është gjithmonë. Stresi aty është gjithmonë. Me çfarë ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjesht shkëputu. Turn it OFF. Zhduku. Merr veten. Recharge. Trupi jonë, truri jonë, janë tempulli që ne nuk e ndërrojme dot kurrë. Dhe duhet të kujdesemi. Boll me inboxe idjote dhe xhelozie. Shkruaj një “E Meriton o Roza” dhe jemi ne rregull. Ose nëse s’ke koment të mirë, mos shkruaj fare. Madje madje, ndihuni të lirë të bëni unfolloë po qe se ti vrava sytë. Flm. Klm. Rsp"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)